Sunday, December 22, 2013

Imazhe dhe Fjale - Avion i vjeter prane Aeroportit Nderkombetar te Tiranes



© All rights reserved 2013
Ky avion më tërhoqi vëmendjen sot pranë Aeroportit të Tiranës. Në fakt nuk isha i vetmi person që bëhej kurioz prej, saj, teksa shije të tjerë udhëtarë dhe qytetarë që i shkonin afër, dua të them shumë afër, për ta parë. Mund të tingëllojë si ndjeshmëri e nivelit të lartë, por më duket shumë e pavend, që atje ku nuk është park apo lulishte, të shkosh edhe të shkelësh pa një pa dy. Mendoj, sikur të gjithë udhëtarët që kalojnë në këtë Aeroport të shkonin kaq afër për ta parë. Do kthehej në një shesh të shëmtuar. Gjithsesi, përtej kritikës, sipas faqes zyrtare të Aeroportit “Nënë Tereza” ky është nja avion vintage i lyer i tëri kuq e zi, pra me ngjyrat e flamurit kombëtar, dhe me shqiponjën e saj, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë. Sipas faqes, ky avion shërben edhe për të përkujtuar historikun e gjatë të aviacionit në Shqipëri. Ai është i modelit Antonov 2 (jo se unë i njoh modelet, por për fansat besoj vlen), i përdorur për transportimin e mallrave të ndryshme, i dizenjuar në vitin 1946 dhe i sjellë në aeroportin e Tiranës nga baza ushtarake e Kuçovës. Kur të shkoni në aeroport mos hezitoni ta vizitoni, vetëm ju lutem nuk keni pse shkelni barin, është shumë e dukshme edhe në distancë.

Faleminderit Z. Kryeministër, që i the disa gjëra, ama jo të gjitha

Ndihem krenar per deklaraten e Kryeministrit ne lidhje me ceshtjen e statusit sepse ndaj te njejtin mendim me te. Eshte absurde qe ne te vet-ndeshkohemi dhe vet-meshirohemi, kur nderkohe ky proces nuk sjell te analizoje situaten reale ne Shqiperi, sidomos ne lidhje me korrupsionin apo gatishmerine e vendit per te nisur proçesin a asociim-stabilizimit, por shfyrtezohet nga forca te çmendura, shpesh naziste dhe raciste, brenda disa vendeve, per të dobësuar BE-në dhe pa-mundësuar anëtarësime të reja. Kanë shumë rëndësi arsyet, mendoj, përse, ka euroskepticizëm, siç ka edhe opozitë ndaj vetë BE-së, por kërkon një dozë të mirë çmendurie dhe psikopatie të ofendosh një vend a një popull, për hir të aferave të brendshme.

Nderkohë, me paturpesi eshte perdorur edhe feja ashtu si edhe eshte percudnuar identiteti i kombit shqiptar dhe kjo në një kohë kur dihet shumë mirë se si lajmi mer dhenë e se me çfarë ndjeshmërie e buje përçohen të tilla momente. Kjo gje me ka acaruar shume, perkrah edhe statuseve te shume miqve te mi ne facebook qe nxitojne te vet-fajesojne kete vend, per hesap te pazareve te brendshme te BE-se. Nese kjo situate na mesoi dicka ajo eshte, per mendimin tim, se në vendin tone duhet te nise nje debat gjithperfshires, racional dhe objektiv mbi perspektiven e Shqiperise, jo thjesht mbi integrmin sfilitës ne BE, por ne kuader te te ardhmes së saj si komb dhe si shtet dhe marrëdhënieve të saj me botën. Ne duhet, qe ne kete kontekst, jo thjesht te “internacionalizohemi” per hir të faktit se jemi ndër më të prapambeturit e na duhet të fitojmë disa pikë, por të çelim një diskutim të thellë e gjithpërfshirës për orientimin tonë në marrëdhëniet dhe anatërësimet globale. Në to, të peshojmë, me objektivizëm të mirat e të këqiat, objektivat afatshkurtra dhe ato afatgjata, në mënyrë që, integrimi në BE, të mos shndërohet në një proçes frustrues, çintegrues dhe poshtërues. Koha, burimet, energjitë që kemi tani, nuk do na i kthejë askush pas, ndërkohë që Europa zihet, të fusë brenda apo të lejë jashtë, varfanjakët e Ballkanit.

Kjo, ndërkohë, nuk mendoj se do e zbehte orientimin kah perëndimit të Shqipërisë, por do nxiste një njohje më të mirë të të shkuarës historike të shqiptarëve, të marrëdhënieve të tyre si me lindjen ashtu dhe perëndimin dhe një ri-dimensionim të pozicionit tonë në aferat europiane dhe ato globale. Lidershipi shqiptar, politikanët dhe mendimtarët, nuk duhet të kenë frikë nga ky debat dhe nuk duhet ti shmangen atij. Media, ndërkaq, duhet të zgjohet dhe të mos përsërisë referatet e Arta Tozajt, por të nisin punën, me studimin e BE-së, vetë kryeredaktorët dhe drejtuesit të parët.

Ndër çështjet e para, në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, është ajo e ri-ngritjes së diplomacisë shqiptare në standarte të larta. Stafet diplomatike, grupet dhe individët që përfaqësojnë Shqipërinë nëpër vende dhe organizma të ndryshme duhet të shndërohen në ndërmjetësues dinamikë dhe të fuqishëm. E them me bindje të plotë, se në këtë fushë ka mangësi serioze kur kam parasysh se sa bashkëpunim të dobët ka Ministria e Jashtme dhe diplomacia shqiptare me organizatat e shoqërisë civile, të cilët në vende të tjera njihen si partnerë të fuqishëm të diplomacisë së një vendi.

Ndërkohë, diskutimi për BE-në, ashtu siç edhe po duket sheshit tashmë, nuk duhet të jetë ai i një qasje qorrazi ndaj aderimit në të, meqë shqiptarët e duan më shumë se çdo gjë tjetër. E nisim me disa fakte të ashtuquajtura klishe: BE është një eksperiment. Ndryshe nga shteti sovran, Keshilli i Europës, OKB-ja etj, BE është një klub ekskluziv ky hyrja, qëndrimi dhe dalja janë super të koklavitura. Mjafton të kujtojmë traktatin e pare të Lisbonës, me një mijë e disa faqe… Kjo do të thotë, se hyrja në BE, kërkon sakrifica dhe ndryshime të cilat, dihet botërisht, nuk janë gjithmonë në benefit të një vendi. Të mos harrojmë faktin që të hysh në tregun e përbashkët të BE-së kërkon një konkurueshmëri dhe standarte që as vendet e vjetra të BE-së (ato të jugut e lindjes) nuk i përballojnë. A nuk është e frikshme, përshembull që Spanja, Italia, Greqia dhe Portugalia janë ndër vendet që po heqin më shumë se të gjithë të tjerët nga reçesioni? A mund ti krahasojmë këta me Turqinë, e cila po e transformon veten në një superfuqi rajonale dhe fuqi globale, çka në disa aspekte i dedikohet largimi që vetë BE-ja i ka bërë asaj? Po ashtu, vetë përqasja, të hyjmë njëherë, pastaj i shofim problemet, është idiotizëm, dhe tregues i pa-gatishmërisë sonë për një marrëdhënie dinamike me Europën.

Përse duhet që ne të hyjmë në BE? Unë këtë diskutim nuk e kam bërë qoftë një herë më asnjë shok, shoqe, mik a mikeshë, qofshin këta intelektualë, studentë, njerëz pa një zanat apo eksperiencë në çështje politike. Si mundet ne të jemi kaq pro hyrjes në BE kur nuk e njohim atë? Si mundet ne të mos konsiderojmë çështje të tjera më të rëndëishme, që ndoshta do të na harxhonin shumë më pak energji e do të na zhvillonin më shumë ekonomikisht dhe shoqërisht? A mos vallë janë më pak europiane vende të ndryshme të kontinentit që nuk janë pjesë të Unionit? Mos vallë ka edhe një kompleks inferioriteti në frikën tonë për të mbetur jashtë BE-së? E pse duhet të kemi një kompleks inferioriteti? Që të dëgjojmë urdhëra, të rrimë si copa mishi, në pritje të aderimit?

Po nëse nuk do ekzistonte BE, vallë, a do punonin shqiptarët dhe qeveritë shqiptare për një ekonomi të përparuar, për më shumë demokraci dhe më shumë zhvillim? Apo do punonin më pak, le të themi, për të ashtuquajtuën kauzë kombëtare, dhe emancipimin e lirinë e shqiptarëve kudo në rajon? Kur e mendon mirë, kush është pesha politike e BE-së ne rajon dhe Shqipëri? Me përjashtim të standarteve të larta që ajo krenarisht i trumbeton, brenda dhe jashtë shtëpisë, si dhe blloqet disa kilëshe me rekomandime dhe udhëzime, sa realisht njihet një popull, fut këtu edhe shqiptarët, me BE-në? Pra për çfarë dreqin po aspirojmë? Që të kemi të drejtë të shkojmë në çdo vend të BE-së e të kemi një vend pune aty? Pra, ka të drejtë Kameruni me shokë që i tremben hyrjes së vendeve të varfra, ashtu si i yni, duke qenë se realisht, kjo nuk sjell më shumë standarte dhe konkurueshmëri në BE, por thjesht më shumë krahë pune, që janë super të gatshëm të lenë vendin e tyre për një jetë më të mirë në një vend të zhvilluar europian?

Pra vetë artikulimi i anëtarësimit në BE, për ne si popull e publik mbetet i dobet. Mungesa e debateve, e një analize racionale dhe shumë dimensionale të objektivave të Shqipërisë dhe përqasja e saj ndaj botës jashtë, përfshi edhe BE-në, janë vetë dëshmi e një shterpësie dhe varfërie në debatin shqiptar për pozicionin e saj në Europë dhe më gjerë. Vetëm kështu arrij unë të justifikoj edhe vet-ndëshkimin përpara të madhërishmes Europë dhe BE, çka në vetvete të lë prapa e nuk të bën më të përparuar se ata që nuk ia kanë haberin BEse së ndritur.  Kështu, të mos çuditemi që proçesi i hyrjes në BE nuk është i lehtë, ama edhe si pula të zgjebosura, kur na shan e na ofendon gjysma e Europës, të mos rrimë. Më e thjeshta arsye: nëse nuk më respekton, nëse nuk ke minimumin e etikës, në përqasje ndaj vendit tim, atëherë për çfarë ta dua anëtarësimin në të? Që të ndihem si fundi i bishtit të kavallit e të pres urdhërat e Merkelit dhe Kamerunit? Me pak fjalë, të vlerësojmë sovranitetin tonë, e të ndërtojmë një dinjitet politik e marrëdhënie diplomatike të fuqishme e profesionale. Përndryshe, na bie të dëgjojmë se si tall menderen një palo president anonim diku andej nga Bohemia.