Tuesday, March 10, 2015

Përrallë nga e tashmja



Sa shumë frikë ngjall e panjohura. Shumë fëmijë kanë frikë nga errësira. Disa kërkojë një dritë të zbehtë diku në fund të dhomës, që krijesat e çuditshme të natës të zhduken e ata ta bëjnë gjumin të qetë. Shpesh nënat u thonë fëmijëve - hap gojën, ha ushqimin, se përndryshe vjen shtriga! Në fantazinë e vogëlushit shtriga plakë është një krijesë e frikshme që do e kapërdijë bashkë me ushqimin. Veçse, nëse bindet, atëherë vogëlushi do e largojë shtrigën plakë dhe bota do të jetë njësoj si më parë.

Në ditët e fëmijërisë, vogëlushi sheh se si nëna ngrys fytyrën me neveri dhe shqetësohet të kuptojë çfarë e neveriti atë. Vogëlushi sheh babin të forcojë grushtin dhe shtrëngojë nofullat, dhe përpiqet të kuptojë çfarë e bëri babin të nevrikoset. Në ditët e stërgjata të fëmijërisë vogëlushi do të sigurohet që nuk do i pëlqejë ajo çka e neveriti nënën dhe do e rrahë paq atë që nevrikosi babin.
Urrejtja nuk mësohet! Askush nuk ka nevojë ti thotë dikujt tjetër, ja shikoje këtë njeri, ky duhet urryer! Mjaftojnë veprimet dhe reagimet tona më të pafajshme për të mbjellë tek të vegjlit dhe të tjerët përreth nesh, perceptime të errëta për krijesa të frikshme që do të prishin harmoninë përrallore.

Dhe kjo është thjesht harmoni përrallore. Me dëshirën tonë legjitime për të mbrojtur atë çka të tjerët quajnë realitet, ne reagojmë ashtu si kanë reaguar të parët tanë. Kështu ne krijojmë “të vërteta” që në fakt janë gjithmonë e më shumë fantazi. Por për çfarë fantazi po flasim? Fantazi, të tipit që ngjyra e lëkurës të bën më të mirë se dikush tjetër, që besimi yt fetar është më i denjë se i dikujt tjetër, se orientimi yt seksual është i duhuri dhe ai i dikujt tjetër është i gabuari, se kombësia jote është më e lartë se e dikujt tjetër, që njëra gjini është më e mirë se tjetra... Në fantazinë tonë kolektive ka gjithmonë e më pak vend për të vërtetën, sepse e vërteta është e mërzitshme, pa ngjyra, pa shtriga dhe fantazma në errësirë, pa gra për të urryer e pa heronj legjendarë. Realiteti që thotë se njerëzit janë të ndryshëm, nuk ka vend në kakofoninë që trumbeton me zë të lartë karakteristikat unike, që na mbrojnë nga monstrat e ferrit.  

Në mes nesh ka njerëz të cilët vishen me petkun e fantazmave, në fillim sepse është e vetmja rrecke që u dhanë të veshin, e më vonë sepse ata nuk duan të veshin diçka tjetër! Ata mësojnë të bashkëjetojnë me terma degradues, që i lëndojnë, izolojnë, largojnë nga bota e përditshme e realiteteve të privilegjuara. Në rrugë e sipër, apo poshtë, ata mësojnë si të jenë fantazma, të padukshëm, të veshur me karakteristika që tani janë “të tyret”, ata janë gati të humbasin mes turmës, të shpërbëhen në të, vetëm për ti shpëtuar gurëve të ndëshkimit, përçmimit kolektiv, urrejtjes që ata tashmë ndjejnë se e meritojnë!
Këto role fillojnë e bëhen kaq perfekte, të detajuara dhe “natyrale” saqë të gjithë fillojnë besojnë se ka ca ligje universale të cilave duhet t’u bindemi, të cilat kërkojnë që ne të mbrojmë karakterin tonë unik, vlerat tona të përbashkëta, nga këto rreziqe që vetëquhen minoritete, grupe vulnërabël… Që kur kështu duhet ti thërrasim me terma realë këto fantazma të përrallave tona? Po shikimi i neveritur i nënës? Po duart e shtrënguara të babës? Po bota? Ajo sikur nuk funsionon kështu… aty nuk ka grupe, minoritete, diversitet.
Të nanuritur në petkun e roleve tona të përditshme, baba i devotshëm, bashkëshorte e denjë, koleg i dashur, kur urrejmë ne nuk po bëjmë diçka të keqe, ne po mbrojmë të shenjtën, ne po mbajmë të dlirë shpirtin, të qartë shikimin, të qeta ndjenjat. Ata që urrehen nga të gjithë, kanë fatin e keq që nuk kanë lindur si ne. Që nuk janë të bardhë, që nuk janë heteroseksualë, që nuk i kanë të gjitha gjymtyrët. Në rastin më të mirë, nëse nuk urrehen me gjithë shpirt, këta fatkeqë duhen mëshiruar, u duhen dhënë ca palo mundësi, e ca palo shanse, që të mos bihen kaq keq në sy në këtë mirëqënien tonë kolektive. Nëse nuk mëshirohen, atëherë do të thotë që këta fatkeqë duhen parë në sy, duhen dëgjuar, folur e biseduar… Një sekondë, kjo do të thotë që unë duhet të heq dorë nga përrallat e mia nanuritëse?

Gjuha e urrejtjes, nuk është gjuhë njerëzish sipërfaqësorë, dashakeqës a shpirtligj. Fjalët e urrejtjes dalin zakonisht nga njerëzit më të dlirë, më të dashur e më të ndershëm të shoqërisë. Ata që duan të sigurohen se po bëjnë gjënë e duhur në shoqëri, që po mbrojnë të ardhmen, jetën, kombin, shpesh bien pre e një gjuhe të tillë. Ata nuk duan të krijojnë përçarje, të shpallin luftra e djegin popuj. Ata duan që bota të jetë e mirë, që njerëzit të jenë të gjithë të lumtur, të jetojnë në paqe e begati. Por vetëm me një kusht, që njerëzit të jenë të gjithë si në përrallat e tyre, dhe që bota të rrotullohet, dhe që të ketë dritë në fund të korridorit dhe që ata të kenë ngrënë gjithë ushqimin përpara se të vijë shtriga plakë!

1 comment:

  1. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete