Friday, May 15, 2015

Një artist mund të jetë edhe horr

Sot pata fatin e mirë dhe të keq që të kuptoj se të jesh artist, të shkruash poezi, këngë, vjersha etj nuk të bën domosdoshmërisht njeri. Sot kuptova se dikush mund të idealizojë dashurinë, ndjenjat, emocionet dhe mbase të ulet e të derdhë fjale të bukura për to, por në jetën reale të jetë një njeri i dobët, me gjendje nervore të pakontrolluar, vulgar dhe mëshirim krejt i kundërt i asaj çka shkruan në poezitë e tij. 

Besoj se shumë njerëz e kanë dëgjuar emrin Agim Doçi. Por besoj shumë pak njerëz kanë patur fatin e keq që të bien në gojë të tij dhe të shohin me sy të lirë se si një emër i bukur në mendjen e dikujt mund të kthehet në diçka të neveritshme në pak minuta. Një shembull perfekt se si mund te duhen shume vite për të fituar respektin e dikujt e vetëm pak çaste për ta humbur.  

Sot së bashku me rreth 10 kolegë të tjerë, të gjithë persona që punojnë në fusha dhe çështje të ndryshme, por që kanë për bazë të drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre, patën fatin e keq që bashkë me mua të ishin dëshmitarë të arrogancës, vulgaritetit dhe prepotencës së një njeriu që si pak të tjerë të brezit të tij kanë jetuar mes të mirave dhe privilegjeve të cilat “populli i thjeshtë” i shihte vetëm në ëndrra. 

Ky njeri, ky poeti dhe artisti Agim Doçi, sot u hakërrye pa pikën e mirësjelljes dhe xhentilesës kundër një djali të ri, të huaj, dhe për më tepër shumë të urtë dhe të edukuar thjesht sepse i lëvizi karriken disi pa takt dhe i prishi qetësinë këtij artistit tonë. Kur unë i them kolegut tim të huaj “that was aggressive” (ajo ishte diçka agresive) sepse sjellja e këtij artistit tonë mu duk krejt e pavend ky zotëria poet, artist ma kthen me sa i mbante goja “kujt i thua agresiv ti mor shkërdhatë”. Siç mund ta marrë me mend edhe një njeri me inteligjencë mesatare, kjo përjigjge ishte pikërisht vërtetim i konstatimit tim të parë. E pavarësisht reagimit tim të qetë, duke i thënë të mos flasë me atë gjuhë, zotëria artist me emrin Agim Doçi vazhdon sjelljen brutale duke vijuar “ti heq pantallonat nga koka” dhe “do ta shohësh se kush jam unë e çfarë do të të bëj”. Unë dhe 10 djem e vajza të rinj thjesht po shihnim njëri-tjetrin në sy dhe shumë prej tyre thjesht u turpëruan dhe nuk dinin as ç’të thonin e as ç’të bënin. 

Për ata gjaknxehtët mbase ky do ishte një moment perfekt për t’iu kthyer një njeriu të tillë e për tia shoshitur fytyrën në grushta e për ta bërë për spital. Në fakt unë jam 30 vjeç, 187 cm i gjatë, bëj 6 herë në jave stërvitje dhe sporte të tipit vrap, not apo fitbox. Kjo e fundit është një lloj stërvitje jo pak agresive  e cila në fjalë të thjeshta të jep mundësinë që me një grusht ti japësh dhëmbët në dorë dikujt pa shumë problem. 

Mirëpo unë kam një tjetër aftësi që është shumë më e mirë se kjo e grushtave me një thes apo njerëzish që kanë po aq vlera sa një thes. Unë mendoj! Unë shkruaj! Unë jam humanist! Unë besoj se njerëzit që sillen si kafshë me pak durim mund të zbuten! Edhe pse unë nuk kam interes të zbus Agim Doçin. Unë dua ta denoncoj pafytyrësinë, arrogancën dhe sjelljen e tij jashtëzakonisht të ulët, sepse ndryshe nga ky Z. Doçi unë nuk bëj poezi, dhe njerëzit nuk kanë nevojë të respektojnë emrin tim. 

Unë si një qytetar i thjeshtë, emrin e të cilit nuk ka nevojë ta dijë apo mbajë mend kush, edhe pse nuk mendoj se jam qytetari ideal, të paktën, përpiqem gjithmonë që të sillem mirë. Jo sepse e shoh veten më lart se të tjerët, por sepse besoj në dinjitetin, respektin reciprok, edukatën dhe mirësinë e njerëzve. Sepse jam një qenie njerëzore dhe mendoj se të jesh njeri ka një vlerë dhe rëndësi sublime e cila duhet vlerësuar dhe respektuar në çdo rast e çdo moment. Por  më ofendon fakti që dikush të cilin publiku e njeh si artist dhe nga i cili pret një sjellje që të reflektojë qytetari, respekt e kulturë të dalin fjalë të rëndomta, dhe që të jenë të mbushura me aq urrejtje e mllef. 

E shkruaj këtë jo sepse kam ndonjë dëshirë të madhe të hakmerrem kundër ndokujt por sepse dua që së pari ta ndaj këtë me ata 10 djem e vajza që ishin sot me mua, si dhe për të denoncuar arrogancën, paturpësinë dhe ligësinë, ngado që ajo vjen. Kujt i shkonte ndërmend që të rinjtë e sotëm kanë për mision tu mësojnë edukatë burrave 60 apo 70 vjeçarë? E kujt i shkonte ndërmend që një artist mund të jetë edhe horr?

1 comment:

  1. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete